Shpërthim në Londër, shkatërrohen shtatë autobusë
22.11.2018 20:02
Shtatë autobusë u shkatërruan dhe katër të tjerë u dëmtuan rëndë....

Shtatë autobusë u shkatërruan dhe katër të tjerë u dëmtuan rëndë në një shpërthim të madh që ndodhi në një depo në juglindje të Londrës.
Rreth 60 zjarrfikës u thirrën në vendin në Farnborough Hill, Orpington.
Njerëzit që jetonin pranë thanë se ishin zgjuar nga “shpërthimet”. Askush nuk u lëndua në zjarr.
Brigada e zjarrfikësve të Londrës pranoi rreth 40 thirrje dhe e përshkroi flakën si “shumë të dukshme”.
Duheshin gati tre orë për ta vënë nën kontroll zjarrin.
