110 vjet nga Dita e Alfabetit, shqiptarët të orientuar drejt familjes europiane
Kongresi i Manastirit është një nga kuvendet më të rëndësishme në historinë politike dhe kulturore te shqiptarëve....

Kongresi i Manastirit është një nga kuvendet më të rëndësishme në historinë politike dhe kulturore te shqiptarëve, u tha në manifestimin qendror me rastin e ditës së alfabetit të gjuhës shqipe.
Saktë 110 vjet me parë shqiptarët zgjodhën drejtimin, synimin dhe rrugëtimin e vetë, kurse tani janë të orientuar në përmbushjen e këtyre synimeve, anëtarsimin e plotë në familjen europiane. Fakti që Kongresi është mbajtur në Manastir e bënë Maqedoninë më të pasur, për shkak se diversiteti gjuhësor dhe etnik është një vlerë që jo çdo shtet e ka.
“Është koha për më shumë bashkëpunim, respekt reciprok, bashkjetesë dhe mirëkuptim. Ndaj, le të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët europiane, në mënyrë që tu lëmë brezave që do të vijnë pas edhe një rajon më të sigurtë dhe më të zhvilluar” – tha presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
“Manastiri ka qenë dhe mbetet përjetësisht kryeqyteti i alfabetit të gjuhës shqipe. Ky fakt na afron edhe më shumë me shtetin e Maqedonisë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe brezi i tnaishëm i politikanëve shqiptar” – deklaroi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Angazhimi ynë është që të ndërtojmë dhe ruajmë shoqëri të barabartë për të gjithë, me respekt për dallimet fetare gjuhësore, etnike. Ajo është e bashkjetesës tonë e cila është ndërtuar me shekuj” – u shpreh kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
“Edhe pse jam i sigurtë që të gjithë e dini, përsëri do e them integrimi i plotëfuqishëm i jonë dhe i tërë rajonit në strukturat e Bashkimit Europian dhe NATO-s është indi bashkues i shtetit tonë me fqinjët, me rajonin, me botën” – theksoi kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi.
“Në kongresin e Manastirit u jetësua dhe u materializua i gjithë përkushtimi i kësaj plejade që ne as nuk duhet harruar por gjithmonë duhet përkujtuar. U realizua edhe përcaktimi gjeopolitik dhe gjeostrategjik.” – nënvizoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Mbrëmjen e bëri më të begatë koncerti i violinistit Shkëlzen Doli në bashkëpunim me orkestrin e filharmosisë së Maqedonisë, të dirigjuar nga dirigjenti polak Mihael Mathijascik. (Ersan Pajaziti, TVM2)
