Botë

Zyrtarët e BE takohen për të finalizuar traktatin e Brexit

23.11.2018 09:46

Zyrtarët e BE po takohen për të finalizuar traktatin e Brexit dhe për të adresuar pyetjet e minutës së fundit nga Spanja mbi vendimet e ardhshme në lidhje me Gjibraltarin....

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka përsëritur kërcënimin e tij për të vënë veton ndaj marrëveshjes, e cila pritet të nënshkruhet nga shtetet anëtare të dielën.
 
Asnjë shtet anëtar nuk e ka atë pushtet, por Brukseli kërkon miratimin unanim. Megjithatë, ministri i Thesarit, Mel Stride tha se Britania e Madhe nuk do të bënte kompromise.
 
Deklarata me 26 faqe u kritikua rëndë nga shumë deputetë për mungesë detajesh.
 
Të enjten (22 nëntor) Këshilli Europian raportoi se është rënë dakort në parim për deklaratën politike, që përshkruan se si do të funksionojë tregtia, siguria dhe çështje të tjera mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.
 
"Britanikët duan që Brexit të zgjidhet, duan një marrëveshje të mirë që na çon drejt një të ardhme të ndritur dhe duan që të bashkomi si vend, të shkojmë përpara duke u përqëndruar në çështje të mëdha në vend,"-tha May, të enjten. "Marrëveshja do të na mundësojë ta bëjmë këtë."
 
Megjithatë, e ardhmja e Gjibraltarit mbetet një pikë e kyçe.
 
Spanja kërkon që çdo marrëveshje e ardhshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE, nuk do të zbatohet në territorin e Gjibraltarit, vetëm nëse Britani kërkon pëlqimin e Spanjës./Ora News