Maqedoni
Gjykata Penale, seanca të reja për “Titanik“ dhe “Titanik3“
23.11.2018 11:40
Ne gjykaten penale ne Shkup sot mbahen seanca te reja per dy rastet e PSP-se ne “Titanik” dhe “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike....

Seanca e kaluar për “Titanik”-un u anulua sepse në sallën gjyqësore nuk ishin të pranishëm ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, si dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, të cilët janë në paraburgim në burgun “Shkupi”.
Gjykata do të duhet të prononcohet rreth kërkesës së përfaqësuesit të aktakuzës së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, që të gjykohet në mungesë. Në “Titanik” për shoqërim kriminel dhe parregullsi zgjedhore, përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, akuzohen edhe shumë persona mes të cilëve ministrat Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska.
