Maqedoni

Brexit, May përshëndet marrëveshjen e drejtë për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar

23.11.2018 12:24

Theresa May e përshëndeti draft marrëveshjen mbi marrëdhëniet post Brexit....

Theresa May e përshëndeti draft marrëveshjen mbi marrëdhëniet post Brexit, duke e cilësuar si “të drejtë për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, ndërsa këmbënguli se ujdia mund të arrihet shumë shpejt.
 
Deklarata politike ku nënvizohet se si do të funksionojë tregtia mes Britanisë dhe BE-së, siguria dhe çështje të tjera, sipas Këshillit Europian, është miratuar në parim. Londra dhe Brukseli i kanë firmosur tashmë termat e marrëveshjes për daljen e Anglisë nga Bashkimi Europian 29 marsin e 2019-ës. 
 
Kryeministrja britanike tha se do t’i japë njerëzve Brexit-in për të cilin votuan72 orët e ardhshme do të jenë vendimtare, shtoi shefja e ekzekutivit britanik. Javën e kaluar, Londra dhe Brukseli ranë dakord me marrëveshjen 585-faqëshe të tërheqjes, e cila mbulon faturën 39 miliardë paundëshe të divorcit, të drejtat e qytetarëve dhe çështjen nevralgjike të kufirit irlandez.