Maqedoni

Shekerinska: Buxheti për ARM-në, 8, 3 miliardë denarë. ARM, me standarde të NATO-s

23.11.2018 15:56

Buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2019 do të arrijë në 8.3 miliard denarë, theksoi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska....

Kjo, sipas saj, është rritje për 0.24 për qind nga BPV, ndërsa në lidhje me rebalancin e buxhetit të vitit 2018, është rritje prej 33.36 për qind. Prioritet i buxhetit në sektorin e mbrojtjes do të jenë përforcimi cilësor i personelit dhe përmirësimi i kushteve në pajtim me standardet e NATO-s.
 
“Buxheti për vitin 2019 do të jetë në mbështetje të reformave të rëndësishme dhe të mëdha të cilat rrjedhin nga procedurat standarde operative dhe para së gjithash do të thonë modernizim dhe pajisim të Armatës dhe realizim të standardeve të NATO-s në të gjitha fushat e mbrojtjes. Nuk ka garanci më të madhe për sigurinë dhe për prosperitetin ekonomik të Maqedonisë nga anëtarësimi në NATO, e cila është një prej fokuseve të fuqishme të Qeverisë”,- theksoi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
 
Shekerinska njëherit vlerësoi se kjo ministri ka numër të madh të punësuarish, prandaj një pjesë e të punësuarve në ARM do të shpërndahen nëpër institucione tjera shtetërore. 
 
“Kemi plane konkrete se si një pjesë të punonjësve t’i shpërndajmë në institucione shtetërore ku duhet të ofrojnë shërbime ARM-së. Ish ushtarët profesionistë të moshës 45 vjeç nuk munden të punojnë më në ARM. Për shembull do të shpërndahen në Ministrinë e Shëndetësisë apo në policinë gjyqësore, ku do të kryejnë detyra të caktuar të sigurisë. Jemi në bisedimi me këto institucione”,- theksoi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
 
Po ashtu Shekeriska tha se është paraparë rritje e pagave prej 5% për të punësuarit në ARM dhe Ministrinë e Mbrojtjes nga shtatori i vitit të ardhshëm.
 
REJHANE BUSHI METAJ