Maqedoni

Transplantimi i veshkës nga donator i vdekur, transplantim i suksesshëm te dy persona

23.11.2018 16:16

Ekipi i urologëve, radiologëve dhe kirurgëve kanë kryer me sukses transplantimin e veshkës nga dy donatorë të vdekur....

Dy pacientët te të cilët është kryer transplantimi janë në gjendje të mirë shëndetësore. I gjithë ekipi ka falënderuar familjet donatore. 
 
“Dy pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe është për t’u befasuar që vlerat e gjakut të tyre janë reduktuar me shpejtësi, kreatina, ndërsa nga aspekti kirurgjik janë mirë dhe deri tani nuk ka asnjë lloj komplikimi. Njëri pacient, nga gjinia femër, për të dytën herë pranon veshkë, sepse veshkën e parë nuk e pranonte organizmi dhe e njëjta për një vit ka qenë në dializë, ndërsa të pacienti i dytë i cili ka 35 vjet, ky është transplantimi i parë. Një respekt i madh për familjen e donatorëve, që duhet të jetë një shembull. Shumë më e ndërlikuar është një transplantim nga një dhurues i gjallë”,- tha drejtori i Klinikës së Urologjisë, dr. Sasho Dohqev.
 
“Punojmë për ta përmirësuar procesin e transplantimit. Ne po i intensifikojmë bisedimet me eurotransplantin. Shpresojmë se do të futemi në listën e vendeve të cilat mund të donojnë organe, që përmes kësaj të mund të shfrytëzojmë për pacientët tanë. Planifikojmë edhe investime serioze në pjesën e Klinikës për anestezi, në veçanti në Qendrën për transplantim”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. 
 
Në Maqedoni vendimi për dhurimin pse jo të organeve është në dorën e familjarëve të personit i cili ka ndërruar jetë. Ekziston edhe një opsion tjetër, ku personi shkruan deklaratë në noter deri sa është gjallë, që pas vdekjes së tij, organet t’i dhurohen ndonjë personi që ka nevojë, megjithatë vendimi përfundimtar është në duart e familjes. “Në listën e pritjes janë 70 persona të cilët kanë nevojë për veshkë. Për ministrin e shëndetësisë dhe koordinatorin nacional për transplant, më e rëndësishme është hyrja në eurotransplant, ku mundet të merren dhe të dhurohen organe që përshtaten.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU