VMRO pyet LSDM-në: Cilët punëtorë do të përjashtohen nga “Jugohromi”?

23.11.2018 18:20

LSDM dhe Koço Angjushev ende nuk treguan se cilat janë ata 650 punëtorë nga 1,200 punëtorët e “Jugohromit”....

LSDM  dhe Koço Angjushev ende nuk treguan se cilat janë ata 650 punëtorë nga 1,200 punëtorët e “Jugohromit”, të cilët nuk do të shkojnë në punë pasi fabrika të fillojë me punë, akuzojnë nga VMRO DPMNE.

Sipas zëdhënësit partiak, Arsovski, për një vit e gjysmë, LSDM, Zaev dhe Angjushev po gënjejnë 1,200 punëtorë të "Jugohromit", të cilët shpresojnë të fillojnë punën. Përgjigja e Angjushevit, Zaevit dhe LSDM-së është se nga 1.200, vetëm 550 do të fillojnë të punojnë edhe në pranverë. Për 650 punëtorët e mbetur nga “Jugohrom”, askush nga qeveria e LSDM-së nuk kujdeset për atë që do të ndodhë dhe nëse do të kenë ata para për të mbijetuar.

“Z. Angjushev, a është e vërtetë që kur ishit zëvendëskryeministër dhe pronar i "EDS" keni shitur energjinë elektrike në “Jugohrom”?A keni përdorur marrëdhëniet borxh-besim dhe keni dhënë një hua prej 1.5 milion euro? Përfundimisht, pse i mashtrove tetovarët së bashku me Zaevin se deri në qershor të vitit 2018 fabrika do të rifillojë me punë dhe tani përsëri pohon se agonia do të vazhdojë edhe për një vit tjetër? LSDM ka qenë në pushtet për një vit dhe nuk ka arritur të premtojë rikthimin e “Jugohromit”, ndoshta sepse është interesi i biznesit. Ajo që po ndodh sot për shkak të politikave të LSDM-së është një fatkeqësi e vërtetë për qytetarët dhe shkon vetëm në dëm të qytetarëve”,- u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

LSDM: PO I KTHEJMË PUNËTORËT E LARGUAR NGA VMRO

I menjëhershëm ishte reagimi i LSDM-së. Nëse VMRO-DPMNE do të mendonte për punëtorët nga “Jugohromi” nuk do t’i përjashtonte  ata nga puna, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

“VMRO-DPMNE dhe mentori i  Mickovskit, Nikolla Gruevski, për vite të tëra gënjyen punonjësit e “Jugohromit”, duke i lënë pa punë. 11 vjet nuk ndërmorën asgjë për të zgjidhur problemin. Qeveria e LSDM-së e ka zgjidhur problemin, janë krijuar kushtet për punëtorët që të kthehen në punë. Rifillimi i “Jugohromit” nënkupton sigurim të pagave për qindra punëtorë, duke siguruar të ardhura të qëndrueshme për qindra familje në rajonin e Pollogut. Zgjidhja e kthimit në punë i qindra punëtorëve, masat për mbrojtjen e mjedisit, nuk janë dhe nuk mund të jetë një katastrofë, siç thotë partia kriminale, VMRO-DPMNE, e cila është burimi i problemit. Çfarë ka VMRO-DPMNE kundër kthimit të qindra punëtorëve në punë?”,- pyesin nga LSDM, sipas së cilës ky qëndrim tregon edhe një herë se VMRO-DPMNE nuk do të ndryshojë, kjo është e njëjta parti kriminele e Nikolla Gruevskit, që dëmton punëtorët dhe qytetarët. (Flutura Rahimi, TVM2)