Maqedonia në kërkim të fitores së dytë

13.08.2014 14:35

Skuadra e ripërtërirë e Maqedonisë, edhe në takimin e sontëm do të atakon fitore, që do të ishte një nismë e shkëlqyeshme......

Repriza e pjesës së dytë kundër Belgjikës, kur reprezentacioni i Maqedonisë luajti shkëlqyeshëm si në mbrojtje, poashtu edhe në sulm, do të jetë primare për basketbollistët e Maqedonisë, sonte në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese, e vlefshme për plasman në samitin kontinental në basketboll, që do të mbahet më vitin 2015.

Skuadra e ripërtërirë e Maqedonisë, edhe në takimin e sontëm do të atakon fitore, që do të ishte një nismë e shkëlqyeshme. Danezët pësuan disfatë me 25 pikë kundër Bjellorusisë në transfertë, kështu që takimi i sontëm për basketbollistët e Aleksandar Xhikiqit, duhet të jetë vetëm formalitet dhe fitore.

“Nuk ka takime të lehta, shkojmë të japim maksimumin. Do ti kushtojmë rëndësi të veqantë mbrojtjes. Besoj se rezultati do të vije vetvetiu”, ka deklaruar seleksionuesi i Maqedonisë Aleksandar Xhikiq.

Ndeshja fillon më orën 19 e 30 minuta dhe do të zhvillohet në arenën sportive “Horsens”, ndërkaq pas 3 ditëve Maqedonia do të takohet me kombëtaren e Bjellorusisë në Minsk, ndërsa më 20 gusht, verdhekuqtë udhëtojnë për në Belgjikë, që dy takimet e fundit ti zhvillojnë në shtëpi, kundër Bjellorusisë dhe Danimarkës. (Sami Ademi, TVM2)