Botë

Vuçiq: Ideja për korrigjim të kufirit tashmë ka vdekur

24.11.2018 12:45

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka pranuar para mediave se ideja për korrigjimin e kufijve ishte e tij...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka pranuar para mediave se ideja për korrigjimin e kufijve ishte e tij, por siç është shprehur “kjo ide tashmë ka vdekur”.

Këtë deklaratë e dha mbrëmë në një konferencë për media. Në konferencë ishte e pranishme edhe kryeministrja Ana Bërnabiq.

Dy krerët e Serbisë në paraqitjen e tyre para mediave folën për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe. Për të cilën dje serbët e Kosovës protestuan në disa lokacione.

Ndërkohë, tash e disa muaj presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, korrigjimin e kufijve e ka paraqitur si ide të tij.

Ide kjo që është kundërshtuar fuqishëm nga opozita dhe kryeministri Ramush Haradinaj.