Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe shpalos propozim buxhetin për 2019 –tën, buxheti arrin shumën 6.3 miliardë denarë, përmirësohen kushtet shëndetsëore
Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë vitin e ardhshëm do të arrijë në 6.3 miliardë denarë, apo 300 milionë denarë më shumë se parashikimi për vitin e kaluar...

Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë vitin e ardhshëm do të arrijë në 6.3 miliardë denarë, apo 300 milionë denarë më shumë se parashikimi për vitin e kaluar, njoftoi ministr I Shëndetësisë Venko Filipçe , i cili shtoi se 2019-tën do të fillojë me rritjen e pagave të shëndetit publik.
Që nga janari, do të ketë një rritje shtesë pagash prej 10 për qind për mjekët specialist dhe 5 për qind për infermieret. Për të gjitha aktivitetet e tjera të kujdesit shëndetësor, rritja e pagave do të realizohet nga shtatori 2019.
Ministri Filipçe tha se me këto mjete janë paraparë edhe rindërtimi i spitalit "Shën Erasmus "në Ohër, ndërtimi I Spitalit të Përgjithshëm në Strumicë, ndërtimi i një spitali të ri në Strumicë si dhe për spitalin e ri të qytetit në Majcin Dom në Aerodrom.
“Ne kemi buxhet për ndërtimin e ambulancave në zonat rurale dhe do të përqendrohemi në gjetjen e një objekti për trajtimin e personave të varur nga mjetet narkotike tërësisht duke lëvizur qendrën nga Kisella Voda. Janë siguruar fonde në shumë prej 587 milion denarësh për kryerjen e punëve përgatitore për qendrën klinike në Shkup. Disa nga këto fonde do të përdoren gjithashtu për punë ndërtimore ndërhyrëse për kampusin aktual të Qendrës Klinike”, u shpreh ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Në Projektbuxheti për vitin 2019 ne kemi siguruar fonde për kujdesin spitalor, pa participim për pensionistët me pension më të ulët se mesatarja në Republikën e Maqedonisë në vlerë prej 123 milionë denarë.
“Në këtë program kemi siguruar fonde shtesë dhe nga janari 2019 ne lirojmë nga pagesa një kategori shtesë të qytetarëve. Në vitin 2018, personat nën moshën 18 vjeçare, prindërit e të cilëve marrin ndihmë financiare sociale, u liruan nga pagesa e participimit dhe nga 2019 përfituesit e ndihmës financiare sociale do të lirohen nga ky detyrim”, theksoi Filipçe.
Ministri Filipçe gjithashtu njoftoi se rritje të buxhetit për 156 milion denarë janë paraparë edhe për shërimin e sëmudjeve të rrala, ndërsa për imunizimin e pacientëve buxheti është rritur për 30 % edhe atë për vaksinën polio dhe për kundër pneumokokut.
Është siguruiar dhe insulin i nevojshëm dhe gjithsesi se do punojmë për rritjen e cilësisë së mbrojtjes shëndetësore në nivel evroipian, tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
FLUTURA LATIFI
