Maqedoni

Ajri i ndotur në qytetin e Shkupit, përplas VMRO – DPMNE – në dhe Shilegovin

24.11.2018 15:24

Ajri i ndotur në Qytetin e Shkupit ka përplasur edhe sot VMRO-DPMNE-së dhe Kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov...

Ajri i ndotur në Qytetin e Shkupit ka përplasur edhe sot VMRO-DPMNE-së dhe Kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, sidomos pas paralajmërimeve të këtij të fundit se planifikohet të relalizohet manifestim në sheshin “Maqedonia në Shkup, aheng zbativitës, në të cilën sipas VMRO-DPMNE planifikohen të harxhohen rrreth 300 mijë euro.

“Petre Shilegov planifikon të harxhon 300 mijë euro që në sheshin Maqedonia të organizohet aheng zbavitës ku do të shitet ushqim dhe pije, me lodra për fëmijë dhe zbavitje. Qytetarët nuk i kanë punët as për të qeshë e as për tu zbavitur, sepse të njëjtit nuk po mund të dalin nga shtëpit e tyre nga ajri i ndotur, dhe nga sulmet e qenve të rrugës. Me 300 mijë euro mund të blihen 90 mijë mbrojtëse nga ajri, dhe tu shpërndahen fëmijëve në shkollat fillore dhe të mesme, apo të blihen bicikleta apo trotineta elektrik për 6 mij qytetarët, të cilët nuk do ti përdornin vetyrat e tyre për lëvizje, dhe të ndotet ajri”, u shpreh Stefan Andonovski ngaVMRO-DPMNE.

Pori menjehershëm ka qenë kundërreagimi nga Qyteti i Shkupit të cilët kanë pohuar se VMRO-DPMNE në vend të merret, dhe të ndihmon në luftën kundër ajrit të ndotur, po mundohet që përmes kritikave të ulta dhe të pa baza të përfiton ndonjë poen politik.

“Ajrin e ndotur të cilin e kemi actual edhe sot është si rezultat i udhëheqjes shumë vjeqare të VMRO-DPMNE me Qytetin e Shkupit kurë pjesët gjejbëruese i shëndëruan në gërmalla të ndërtimeve të pa nevojshme. VMRO-DPMNE do të duhet së pari tju kërkon falje të gjithë qytetarëve të Qytetit të Shkupit, për atë zullum që i kanë shkaktuar qytetit dhe qytettarëve, dhe më pastaj të tregon brengosje, kur edhe ne do ti marrim parasysh kritikat e tyre. Vetëm sa për ta rikujtuar VMRO-DPMNE se Shilegov prej kur ka ardhë në funksion ka ndërmmarë plotë 53 masa për ndotjen e ajrit, të cilat VMRO-DPMNE-ja duhet ti lexon dhe analizon”, thuhet ne reagimin e Qytetit të Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit poashtu kanë pohuar se pjesë e gjelbërimit e cila ishte shkatëruar, kjo qeverisje po rikuperon, me mbjelljen e mbi 3500 drunjëve, apo vetëm për disa muaj janë mbjellë mbi 6000 drunjë, apo janë krijuar mbi 50 mij metre katëror pjesë gjelbëruese.

FITIM KRYEZIU