Ndryshimet kushtetuese, Lokvenec: Shumica e votave është e qëndrueshme
Maqedoninë e kapin ethet e sigurimit të 2/3 të votave në Kuvend edhe pasi është hapë Kushtetuta e vendit...

Maqedoninë e kapin ethet e sigurimit të 2/3 të votave në Kuvend edhe pasi është hapë Kushtetuta e vendit, në të cilën do të duhet të inkorporohen ndryshimet e reja të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës. Këto ethe politike janë bërrë aktuale sidomos pas arrestimit të ish shefit të DSK Sasho Mijallokov, i cili në opinion përfliteshte se ka pasë ndikim në ato 8 deputet të cilët votuan hapjen e ndryshimeve kushtetuese.
Por deputeti i shumicës Hari Lokvenec dhe LSDM-ja nuk besojnë se masa e paraburgimit prej 30 ditëve e cila i është shqiptuar Mijallkovit, mund të ndikon në qëndrimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së e sidomos atyre 8 deputetëve të pavarur.
“Bëhet fjalë për dy procese krejtësishtë të ndryshme, sepse arrestimet janë si rezultat i hetimeve të Prokuroris Speciale Publike, por të cilën vendim e solli gjyqësia e vendit, dhe nga ana tjetër procesin të cilin po e zbatojmë në Kuvend për ndryshim të Kushtetutës. Unë jamë i bindur se duke u nisur nga qëndrimi jonë për kooperim dhe inkluzivitet 2/3 e votive në Kuvend veq më është siguruar, por prap po e them se secili deputet ka të drejt në vendime anonime, dhe kjo duhet respektuar, por arrestimet nuk pres të ndikojnë në këto qëndrime”, u shpreh Hari Llokvenec nga LSDM.
Lokvenec ju bërri thirrje të gjithë deputetëve të VMRO-DPMNE-së që ti bashkangjiten procesit të ndryshimeve në Kuvend, dhe se sipas tij një pjes e mirë e deputetëve të opozitës tanimë janë të gatshëm i votojnë të njëjtat, sepse me një pjes të mir të tyre njihet edhe personalisht.
Këto dilemma u bënë aktuale pas arrestimit të Sasho Mijallkovit, ku një pjesë e mirë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe sidomos ato të cilën ishin të pavarur, filluan të flasin haptazi se mbështetja e ndryshimeve kushtetuese do të varet nga procesi i përgjithshëm që është në rrjedhë e sipër.
Marrëveshja e Prespës parashikon zbatimin e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të këtij viti. Ndërkohë, Trupi Koordinues Parlamentar për Pajtimin do të fillojë të punojë nga java e ardhshme.
Tetë deputetët e pavarur thonë se Ligji i ri i Amnistisë ende nuk është gati, pasi që komisioni duhet së pari të zhvillojë një debat, ndërsa VMRO -DPMNE refuzon të marrë pjesë në këtë trup dhe ka paraqitur një ligj krejtësisht të ri mbi amnistinë më 27 prill, i cili të hënën do të gjendet para deputetëve.
FITIM KRYEZIU
