Maqedoni

Amnistija apo falja për 27 prillin, Arifi: Hap dyert edhe për rastet e tjera

24.11.2018 17:04

Amnistija apo falja jashtë gjyqësore për vepra të rënda penale siç ishte rasti me ngjarjet e 27prillit në kuvend janë shumë të dëmshme për mbarvajtjen e sundimit të së drejtës...

Amnistija apo falja jashtë gjyqësore për vepra të rënda penale siç ishte rasti me ngjarjet e 27prillit në kuvend janë shumë të dëmshme për mbarvajtjen e sundimit të së drejtës, vlerëson profesoreshsa universitare Besa Arifi.

Sipas saj pa mbartjen e përgjegjësisë nuk është e mundur të ndodhë një ripajtim i tillë. Ajo gjithashtu thotë se dhënia e amnistisë apo falja në rastin e 27 prillit hap dyertë që të kërkohet amnisti edhe për rastet e tjera të cilët ivolvojnë terorizëm.

“Amnistija, falja dhe forma të tilla jashtë gjyqësore të ndërprerjes të procedurave peanle janë shumë të dëmshme për mbarvajtjen e procesit të syndimit të së drejtës veçanrisht kur vendoset për rastet e tilla të rënda penale siç ishte rasti me rrezikimin terrorist të rendit kushtetues të dates 27 prill, për të cilët tani kemi faze të avancuara të gjykimit si dhe kemi një aktakuz cila qendroi fazën e vlerësimit të saj në gjykatë. Unë mendoj se këto janë vepra penale të të cilat amnistia nuk e zgjedh problemin për shkak se thjesht pa mbartur përgjegjësi nuk është e mundur që një rikonzulim ose ripajtim I tillë mund të ndodh. Mesazhi I cili jepet me një amnesti të tillë në rastin e 27 prillit hap dyertë që të kërkohet amnisti për rastet e tjera të cilët ivolvojnë terorizëm për shkak se akuza është e njëjtë dhe këtu keni rrezikim terrorist të rendit kushtetues, dikundi tjetër keni terorizëm si vepër penale kundër rendit publik dhe terorizmi është terorizëm pa marr parasysh se kush e bënë atë dhe nuk mund dikush të përcaktoi se dikush është më shumë ose më pak terrorist”, u shpreh Besa Arifi profesoreshë universiteti.

REXHEP QAMILI