Maqedoni

IN MEMORIAM: Ndërron jetë kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata

24.11.2018 17:27

Ka ndërruar jetë kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata i cili disa muaj ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore...

Prej vitit 1980 ka punuar në Bashkësinë Islame dhe në të njejtën kohë ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës në katedrën e Orientalistikës deri në vitin 1991 kur sërbët me dhunë e larguan nga fakullteti.

Punën në Prishtinë e vazhdoi edhe dy vjet në shtëpi private ku fakullteti mbante mësim. Pas vitit 1993 përsëri paralelisht dy vjet punoi në Bashkësinë Islame në Maqedoni dhe në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup deri në vitin 1995.

Pas vitit 1995 punoi vetëm në Bashkësinë Islame si Myfti i Dibrës, deri në vitin 2009, pas vitit 2009 gjer në vitin 2013 punoi në Bashkësin Islame dhe ligjerues në katedrën e Orientalistikës në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Në vitin 2013 u votua dhe u zgjodh kryetar i Komunë së Dibrës. Gjatë karierës është marrë me përkthime nga arabishtja, vepra e dhjetë e Sahihil-Buhariut, nga turqishtja, romani i Sami Frashërit “Dashuria e Talatit me Fitneten”, publikim i disa artikujve në katër vazhdime për Haxhi Vehbi Dibrën, Haki Sharofin, Fuat Dibrën etj.

Pjesmarrës në disa simpoziume ndërkombëtare dhe konferenca shkencore me temë “Kontributi i Ulemave dibranë në lëvizjen kombëtare”, “Kontributi i Ulemave të Rekës”, “Pjesmarrja e hoxhallarëve në Lidhjen shqiptare të Prizrenit dhe në Shpalljen e Pavarësisë” etj.

Për punën e bërë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë dekorohet Qytetar Nderi nga Këshilli Bashkiak i Peshkopisë.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 25.11.2018, në ora 14.00, E diel.