Maqedoni
VMRO-ja nga e mërkura do të ketë protesta të përditshme
24.11.2018 17:47
VMRO-DPMNE paralajmëron një sërë protestash kundër qeverisë...

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të partisë.
Protesta e parë u njoftua për të mërkurën, pikërisht në përvjetorin e arrestimit të organizatorëve të protestave “Për një Maqedoni të Përbashkët”, e cila rezultoi me hyrje të dhunshme në Kuvend në 27 prill të vitit të kaluar.
Protesta do të fillojë nga selia e VMRO-së dhe do të përfundojë para Qeverisë.
Partia opozitare akuzon se LSDM-ja e çon vendin në drejtimin e gabuar si dhe në të njëjtën kohë është duke u zhytur në korrupsion.
