ARM

Jolevski, takim me ish-ministrat e Mbrojtjes

13.08.2014 15:42

Në prag të “Ditës së Armatës së Maqedonisë”, 18 gushtit, ministri aktual i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, ka ftuar në një takim të gjithë ish-ministrat e Mbrojtjes......

Në takim, u bë fjalë për vazhdimin e modernizimit të Armatës dhe integrimin e vendit në NATO, bëri të ditur pas takimit zëvendësministri i Mbrojtjes, Arben Llabënishti.

“U organizua një takim me ministrat e kaluar të Mbrojtjes, me idenë që të bashkëbisedohet dhe të diskutohet për mënyrën se si duhet të vazhdojnë reformat në ushtri, se si duhet të vazhdojnë reformat në Akademinë Ushtarake, si institucion i cili përgatit oficerët e vendit. Një bisedë shumë korrekte për eksperiencën që kanë ministrat paraprak dhe logjikisht një takim i arsyeshëm i ministrit aktual për të marrë mendimin e tyre të eksperiencës së kaluar, por tek gjërave të reja të cilat ata i dinë meqë kanë qenë pjesë po themi e kësaj Ministrie, me idenë që reformat të jenë sa më të suksesshme dhe produktive, në interes të institucioneve dhe interes të Shtetit”- deklaroi zëvendësministri i Mbrojtjes, Arben Llabënishti.

Në takim janë shkëmbyer mendime edhe për atë se si të vazhdohet me modernizimin e Armatës dhe për përmirësimin e kualitetit të arsimimit të pjesëtarëve të saj. (Gyltene Sinani, TVM2)