Maqedoni

Maqedonia dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin në sferën e ekonomisë

24.11.2018 18:21

Sot në zyrat e Qeverisë së Maqedonisë është bërrë publike themelimi i Komitetit të menaxhimit në mes Maqedonisë dhe Gjermanisë...

Sot në zyrat e Qeverisë së Maqedonisë është bërrë publike themelimi i Komitetit të menaxhimit në mes Maqedonisë dhe Gjermanisë, e cila do të jetë e mbështetur nga Qeveria e Maqedonisë dhe asaj e Gjermanis.

Qëllimi i këtij komiteti sipas zv/Kryeministrit të Maqedonisë Koço Angjushev është përshpejtimi dhe bashkëpunimi në sferën e ekonomisë në mes këtyre dy vendeve, ku parashihen që në këtë përshpejtim të anashkalohen të gjitha procedurat byrokratike, të cilat do të mundësojnë që prodhimet maqedonase të përfundojnë në tregun gjerman dhe anasjelltas.

“Ne si Qeveri këtë e ndjejmë si një mbështetje të fuqishme nga ana e Qeverisë Gjermane për të gjitha proceset të cilat po zhvillohen në vend, dhe do të mundohemi që përmes këtij procesi ta nxjerim efektin pozitiv, e cila do të nënkuptonte që të rritet bashkëpunimi ekonomik në mes të dyja vendeve. Gjermania është partneri më i madhe ekonomik i maqedonisë, më të cilën shkëmbimi tregtar është më i thekësuar” , u shpreh zv/kryeministri Koco Angjushev.

“Ky komitet i menagjimit po krijohet me strategji të Qeverisë Gjermane në sferën e bashkëpunimit me shtetet e Ballkanit Perendimor. Në këtë drejtim tanimë janë realizuar katër konferenca të tilla në vendet e rajonit, ndërsa për vitin e ardhëshëm planifikojmë që të njëjtën ta realizojmë edhe në Poloni. Maqedonia është një ndër shtyllat kryesore të bashkëpunimit tonë, sepse në vendit tuaj tanimë funksionojnë suksesshëm disa kompani gjermane. Kompanitë Gjermane dëshirojnë të vinë të investojnë këtu, dhe të rinjët të mbesin këtu”, theksoi Helge TolkSdorf.

Në këtë ditë të vecantë për Zv/Kryeministrin Angjushev dhe Qeverinë, opozita Maqedonase ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të Angjushevit, për përfshirjen e tij në disa afera koruptive.

“Nëse happen hetime, kërkojmë nga Angjushev do të japë dorëheqje, me qëllim që të mos mund të ndikon në gjyqësor nga detyre zyrtare në Qeveri. Zëvendës Kryeministri i skandaleve Koço Angjushev nuk ndalet duke hapë dyshime të reja për përfshirjen e tij në punë kriminale jo vetëm në Maqedoni por edhe në Greqi. Pala Greke mund të fillon hetim për shitjen e Kompanisë në pronë të Angjushevit “IDIES” kompanisë greke për distribuim elektrik “DEJ” në vlerë prej 4,8 milion euro, e cila ishte nënshkruar vetëm pak muaj para se të nënshkruhet marrëveshja e Prespës” , thuhet ne kumtesen e opozites.

Por në këto akuza kanë reaguar nga kjo Kompani duke e quajtur si shpekulime pohimet e opozitës Maqedonase se pala greke ka hapur hetime rreth shitjes së Kompanisë në fjalë.

Sipas këtyre të fundit kjo parti anti qytetare në krye me Hristian Hidro Mickovskin përveq gënjeshtrave të shumta, ka filluar edhe me spekulime të pa vërteta me të vetmin qëllim për ti ja nxire fytyrën Kompanisë dhe Qeverisë ekonomike të Maqedonisë.

FITIM KRYEZIU