Maqedoni

Megjashi: Dhuna emocionale në rritje tek nxënësit, evident keqpërdorimi i rrjeteve sociale

24.11.2018 18:43

Ofendime,nëncmime,përceshje janë realiteti që po ndodh në shkollat e vendit...

Viktima të dhunës mes bashkmoshatarëve janë fëmijët e tërhjekur,ata me pengesa në zhvillim dhe ata që vijnë nga famijle me të ardhura më të ulta.

Njohësit e kytre problematikave vlerësojnë se jo cdoherë fëmijët inkurjaohen të tregojnë se cfarë po ndodh në shkollë.Fushatat educative japin rezultate po ato janë të pamjaftuesh, për ndryshimin e gjendjes faktike.
TON
“Një pjesë e kuadrit arsimor në shkolla ka nevojë për trajnime shtesë për të kuptuar se cfarë po ndodh në shkollë.Për shkak të mbingarkesës së procesit arsimor humbet komunikimimi me fëmijët dhe komponenta edukuese por pjesërisht ndikim të madh ka edhe fakti se nxëxnësit janë më të avansuar në përdorimin e teknologjive në krahasim me arsimtarët”, theksojn nga Megjashi.

Për dhunën në shkolla flitet kur ndodh ndonjë incident me përmasa të mëdha por ka edhe forma të dhunës psikologjike,keqpërdorim të rrejteve sociale që rrallë detektohen.Si pasoj e kësaj nxënësit injorohen apo përjashtohen nga bashkësia.

“Ankesat që I marrim kanë të bëjnë me dhunën emocionale, nëncmime nga bashmoshatarët keqpërdorim të fotografive dhe vendosjen e tyre në rrjete sociale gjëra që shumë rëndë detektohen por kalojnë në dhunë emocionale”, shprehen nga Megjashi.

Në linjën SOS muajin e fundit janë parqitur 10 raste të dhunës emocionale.Komptenetët thonë që[ sigurisht se kjo shifër nuk është reale por muhnd të jetë edhe dhjetfish më e madhe.

FLUTURA LATIFI