Tusk: BE-ja te miratoje marreveshjen per Brexitin
Presidenti i Keshillit Evropian, Donald Tusk ka rekomanduar qe Bashkimi Evropian te miratoje marreveshjen per Brexitin...

Presidenti i Keshillit Evropian, Donald Tusk ka rekomanduar qe Bashkimi Evropian te miratoje marreveshjen per Brexitin, gjate samitit qe pritet te mbahet te dielen.
Ky njoftim vjen pasi kryeministri i Spanjes, Pedro Sanchez eshte siguruar nga qeveria e Mbreterise se Bashkuar mbi Gjibraltarin dhe ka hequr dore nga kercenimi se do te bojkotoje samitin, raporton BBC.
Ai tha se ka pranuar garanci te shkruar mbi rolin e Spanjes mbi te ardhmen e territorit britanik.
Kryeministrja britanike, Theresa May do te udhetoje me vone gjate dites drejt Brukselit, ku do te takohet me zyrtare te larte te BE-se para samitit.
Nderkaq, ish-sekretari i Jashtem britanik, Boris Jonson ka thene se Britania do te behet “nje shtet satelit” nga kjo marreveshje.
Spanja kishte ngritur kundershtime mbi menyren se si eshte trajtuar Gjibraltari deri me tani ne bisedimet e Brexitit.
Por, lideret e BE-se kane arritur nje kompromis me kryeministrin spanjoll, i cili ka thene se Evropa dhe Mbreteria e Bashkuar “kane pranuar kushtet e vendosura nga Spanja”, ne menyre qe te kete voten pro per Brexitin.
Tusk, permes nje letre drejtuar anetareve te Keshillit Evropian ka thene se ai ka rekomanduar “qe te miratojme te dielen rezultatin e negociatave te Brexitit”. Ai ka shtuar se “askush nuk ka arsye qe te jete i lumtur. Por, te pakten ne kete moment kritik, BE-ja ka kaluar testin e unitetit dhe solidaritetit”.
