Botë
Proteste ne Paris kunder rritjes se cmimit te karburanteve
24.11.2018 19:40
Policia ne Paris ka perdorur gaz lotsjelles dhe topa uji per te shperndare protestuesit...

Policia ne Paris ka perdorur gaz lotsjelles dhe topa uji per te shperndare protestuesit, te cilet po protestojne per te dyten jave me radhe, kunder rritjes se cmimit te karburanteve.
Perleshjet mes protestuesve dhe policeve ndodhen ne Champs-Elysees, teksa protestuesit tentuan qe te kalojne kordonin policor, qe u vendos ne qender te qytetit.
Vleresohet dhe disa mijera protestues po protestojne me Paris, nderkaq 3 mije police kane dale qe te mbajne rendin ne kete proteste.
Cmimi i naftes, karburantit me te perdorur nga makinat franceze, eshte rritur rreth 23 per qind ne 12 muajt e kaluar, ne nje mesatare prej 1,51 euro per liter – cmim ky me i larti qe prej vitit 2000.
Cmimet boterore te naftes kane rene, por qeveria e presidentit Emmanuel Macron ka rritur taksen ndaj hidrokarbureve kete vit ne 7,6 cente per liter ne nafte dhe 3,9 cente ne benzine, si pjese e nje fushate per makina me karburant me te paster.
Por, vendimi per te pasur edhe nje rritje tjeter prej 6,5 centesh per nafte dhe 2,9 cente per benzine – vendim ky qe pritet te hyje ne fuqi me 1 janar te vitit 2019 – ka qene arsyeja qe ka nxitur njerezit qe te protestojne.
