Botë
SHBA, publikohet raporti i ri per ngrohjen globale
24.11.2018 20:03
Sipas nje raporti te qeverise amerikane, ne Shtetet e Bashkuara eshte duke u shtuar ndikimi i ndryshimeve klimatike, qe shihet konkretisht ne stuhite e fuqishme, thatesirat dhe zjarret ne pyje...

Raporti, i hartuar me ndihmen e me teper se 12 agjencive dhe departamenteve qeveritare, shpesh bie ndesh me politiken e Presidentit Donald Trump, i cili eshte terhequr nga marreveshja per mbrojtjen e mjedisit dhe klimes, me qellimin per te rritur ne maksimum prodhimin e karburanteve fosile ne vend.
Zoti Trump dhe disa anetare te kabinetit te tij kane hedhur vazhdimisht dyshime mbi percaktimin shkencor te ndryshimeve klimatike duke thene se shkaqet nuk jane percaktuar ende.
Raporti qe u publikua me miratimin e Kongresit amerikan, u publikua te premten disi ne heshtje, ne fundjaven e festes se Dites se Falenderimeve.
Shtepia e Bardhe e kritikoi raportin si te pasakte. Zedhenesja e Shtepise se Bardhe Lindsay Walters i tha agjencise Reuters se raporti “bazohet se tepermi ne skenarin me ekstrem, ne kundershtim me prirjet e percaktuara prej nje kohe te gjate, duke supozuar qe …do te kishim teknologji dhe novacione te kufizuara dhe nje shtim te madh te popullsise.”
Ne raportin “Vleresim per Klimen Globale”, prej me teper se 1 mije faqesh, paralajmerohet se ka per te patur fatkeqesi natyrore me te fuqishme dhe me afatgjata, te shkaktuara te pakten pjeserisht, nga ngrohja globale.
