Dhuna ndaj familjes dhe gruas, duhet luftuar kjo dukuri negative në shoqëri
Dhuna ndaj gruas dhe familjes në vendin tonë vitet e fundit shënon rritje, flasin të dhënat nga Ministria e Brendshme...

Dhuna ndaj gruas dhe familjes në vendin tonë vitet e fundit shënon rritje, flasin të dhënat nga Ministria e Brendshme, dhe nga Organizatat jo Qeveritare që merren me hulumtimet dhe raste të tilla.
Sipas profesoreshës universitare Rabije Murati, dhuna ndajë gruas është e përhapur jo vetëm në kulturën shqiptare,andaj duhet të gjenden mekanizma për zgjidhjen e kësaj çështje.
“Ne si femra si meshkuj, si gjithë përfaqësues të shoqërisë, duhet të sensibilizojmë sa më shumë këtë dukuri dhe duhet të mundohemi të gjejmë mekanizma që të luftojmë këtë dukuri, devijante dhe negative do të thoja. Si meshkujt edhe femrat janë të njëjtë në shoqërinë tonë dhe duhet ti gëzojnë së bashku të drejtat, barazitë dhe komoditetet sociale, ekonomike e politike, u shpreh profesoresha universitare Rabije Murati.
“Qëllimi i panel diskutimit është sensibilizimi e kësaj dukurie. Pasi ne si Shoqatë e grave,nuk është hera e parë që organizojmë një panel të tillë, por është viti i shtatë me radhë që organizojmë panel diskutimi. Ne e zgjodhëm fakultetin pedagogjik ku kemi këtu përballë student që janë në proces edukimi dhe ato janë burim informacioni dhe burim i shoqërisë”, theksoi nënkryetarja e asocacionit për afirmimin e gruas Ganimete Shasivari.
Edhe psikologët shprehen se dhuna psikologjike është e pranishme dhe kjo dhunë duhet ndaluar dhe duhet të ketë një trajtim të veçnat nga institucionet por edhe nga vetë shoqëria.
“Kurrë jemi të dhuna psikologjike ose tek dhuna në përgjithësi dhuna qofshin edhe verbale dhe fizike e seksuale,me të vërtet shoqëritë dhe mbarë globi është ai që vuan, dhe janë në kërkim të arsyeve. Arsyet kryesisht bazohen në tre faktor kryesor: Atë biologjikë, d.m.th. ne posedojmë një prirje jo mirë të ekspoluar dhe të zbërthyer në esenc e thua vallë sepse vetëm sistemi limbik i jonë, Amiktalla janë faktor,kryesorë që bëjnë nxitjen e shfaqës së dhunës deri në këtë masë, apo është edhe problemi social,dhe ai i modelimit”, u shpreh psikologu Musa Musai.
Këto komente u bënë në një panel diskutimi ''Stop Dhunës Kundër Gruas'' në Universitetin e Tetovës.
VISAR SADIKI
