Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Zaev: 8 deputetët nuk do ta ndryshojnë qëndrimin; Stoillkovski: Të ndalen sulmet ndaj VMRO - DPMNE

25.11.2018 16:51

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka pohuar se nuk pret që tet deputetët e pavarur të cilët dolën nga VMRO-DPMNE-ja...

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka pohuar se nuk pret që tet deputetët e pavarur të cilët dolën nga VMRO-DPMNE-ja nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre në ndryshimet kushtetuese, edhe pse fillimisht i vijë keq, pse në opinion janë shprehur se këto arrestime të cilat po ndodhin mund të ndikon në aspektin politik.

“Kishte një përkrahje nga tet deputet të opozitës për tu hapë Kushtetuta, dhe të njëjtit edhe atëher kanë pohuar se poi japin mundësi ndryshimeve kushtetuese, ndërsa tani e kemi përpara një periudhë kur do të na duhet shumicë e thjeshtë, ndërsa dy të tretat do të na duhen nga mesi i muajit janar, dhe në këtë punë të Kuvendit unë e shoh si një dialog politik, dhe unë kamë shpresoja dhe po punojmë që këtë shumicë ta rrisim akoma”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Zaev poashtu ka pohuar se pa marrë parasyshë vendimeve politike, drejtësia në shtet duhet të jetë për të gjithë njëlloj.

Por në këtë kanë reaguar nga opozita Maqedonase të cilët kanë pohuar se Gjykata e apelit dhe sistemi i drejtësis në vend do të duhet ti korigjon vendimet e saja, dhe të ndalet ky atak ndaj funksionarëve të VMRO-DPMNE-së nëse dëshirojmë të kemi shtet me parametra europiane.

“Gjykata e Apelit do të duhet që nesër ti marrë parasyshë faktet dhe argumentet për Mile Janakievskin dhe Kiril Bozhinovski për masën e paraburgimit, dhe të sjellë vendim që të njëjtit të mbrohen në liri. Nesër në Gjykatën e Apelit do të vendoset se a do të vazhdojmë të mbesim në këtë vrimë të zezë të viteve të 90-ta, apo Gjykata do të mund të ngrihet mbi vendimet e politikës. Nesër duhet të të ndalet frika që përmes masës së paraburgimit ti ulë deputetët në pazare politike”, theksoi Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.

Por Zaev edhe njëher ka tregua se nuk ka ndërmed të bënë kompromise me njerëz të cilët mbi ta ka dosje të hapura.

“Drejtësia dhe shteti is ë drejtës dhe funksionimi i drejtësisë është imperative i maqedonisë, dhe cdo herë kemi potencuar se nuk duhet që politika të përzihet në drejtësi. Me shumicën prej tet deputetëve e pavarur kemi vendos korniza të komunikimit, dhe pres që të njëjtit në seancën e 1 dhjetorit ti tregojnë edhe sygjerimet e tyre, dhe të marrin pjes në debat, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Seanca plenare për ndryshimet Kushtetuese është caktuar të mbahet me 1 dhjetor, kur do të duhet të diskutohen ligjet për ndryshimet kushtetuese të cilat kanë kaluar filtrin e Komisioneve. Në pjesën e parë do të duhet shumicë e thjeshtë që të kalojnë ndryshimet kushtetuese.

FITIM KRYEZIU