Arratisja e Gruevskit, Zaev: E ndihmuan 3 vendet fqinje dhe Hungaria
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është shpreh i shokuar nga Republika e Shqipërisë, ajo e Malit të Zi, Serbisë dhe Hungarisë...
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është shpreh i shokuar nga Republika e Shqipërisë, ajo e Malit të Zi, Serbisë dhe Hungarisë se si e ndihmuan largimin e ish Kryeministrit Nikolla Gruevski, nga të cilat tre prej këtyre shteteve janë anëtare të NATO-së.
Zaev pohoi se në kohë kurë Maqedonia po bënë përpjekje të mëdha që të bëhet anëtare e NATO-së, nga ana tjetër kemi marrë porosi nga tre shtete anëtare të NATO-së, se të njëjtat po e ndihmojnë largimin e një ish funksioneri të lartë I cili është I dënuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
“Po të gjithë e pamë, por edhe vet vendet e konfirmuan se Nikolla Gruevski I shoqëruar me vetura diplomatike të Hungarisë është larguar nga Maqedonia, dhe kjo është më se e qartë. Unë besoj se hetimet të cilat jemi duke I bërrë do ti tregojnë të gjithë hollësit, dhe mua më vjen keq që MPB akoma nuk ka dalë me opinion përfundimtarë. Ne përmes hetimeve dëshirojmë të dimë se qka po ndodhë në Maqedoni, sepse në të kundërtën e dimë se cka po ndodhë në Shqipëri, Mal te Zi, Serbi dhe në Hungari, të gjithë këto shtete mike të Maqedonisë lejuan dhe ndihmuan që të largohet Gruevski, ndërsa tre prej tyre anëtare të NATO-së”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Nga ana tjetër me reagim ka dalë edhe deputetët e partisë opozitare greke SYRIZA, Stelios Kouloglou ka potencuar se qeverisja e së drejtës është vlerë fundamentale edhe për vendet kandidate për anëtarësim.
“Kjo, dukshëm nuk vlente në rastin e Gruevskit, i cili është dënuar për krim serioz. Qeverisja e së drejtës mbetet vlerë fundamentale edhe pët shtetet anëtare, ashtu edhe për kandidatët për anëtarësim. Hungaria e përkrahë integrimin e IRJM-së në BE, por siç supozohet, nuk konsideron se vendi është i sigurt, duke i dhënë azil Gruevskit. Shqyrtohet mundësia të kërkohen sqarime nga Hungaria, për arsyen për shkak të së cilës i dha azil politik Gruevskit? Nëse pozita e Hungarisë e ngrit çështjen, dhe përderisa është ashtu, cilat janë hapat e ardhshëm që planifikoni t’i ndërmerrni me qëllim që të mos mundet një shtet-anëtar ta pengojë punën e drejtësisë në një vend kandidat për anëtarësim”, theksoi deputeti e partisë opozitare greke SYRIZA në Parlamentin Europian, Stelios Kouloglou.
Nga ana tjetër gazeta e Brukselit “Politico”, duke cituar deklarata nga burimet e veta. Kanë pohuar se: “Shërbimet sekrete hungareze kanë pasur qasjen e tyre në planifikimin e arratisjes. kryeministri hungarez Viktor Orban është aleat i vjetër i Nikolla Gruevskit. Orban publikisht ka mbrojtur vendimin për dhënien e azilit ndaj Gruevskit, duke thënë se në Maqedoni po zhvillohen “lojëra të komplikuara politike”.
Në këto akuza nuk janë përgjigjë autoritetet Hungareze të cilat kanë heshtuar dhe janë thirur vetëm në deklaratën e dhënë nga vet Kryeministri Hungarez Viktor Orban para disa ditëve.
FITIM KRYEZIU
