Botë
Nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, 2086 të vrarë
13.08.2014 15:52
Më shumë se 2 mijë e 86 persona janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara...

Cecile Pouilly nga zyra e shefes së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, tha për “Reuters” se numri i të vdekurve ka arritur deri në 2 mijë e 86 më 10 gusht, në krahasim me 1 mijë e 129 që ishin më 26 korrik, derisa raportohet për 5 mijë të plagosur.
Në këto shifra janë të përfshirë ushtarët ukrainas, grupet e armatosura, militantët pro-rusë dhe civilët, bazuar në informacionet e marra nga autoritetet ukrainase dhe autoritetet mjekësore lokale.
