Maqedoni

Mbledhje komemorative për Ruzhdi Latën

25.11.2018 18:19

Pas ndarjes nga jeta të Kryetarit të komunës së Dibrës Magjistër Ruzhdi Lata sot Këshilli Komunal i Dibrës...

Pas ndarjes nga jeta të Kryetarit të komunës së Dibrës Magjistër Ruzhdi Lata sot Këshilli Komunal i Dibrës në mbledhjen e jashtëzakonshme për qytetin e Dibrës shpalli tre ditë zie.

Ku flamuri në komunën e Dibrës për tre ditë duke e llogaritur edhe ditën e sotme do të qëndrojë në, gjysëm shtyze.

Ndërkaq në qendrën për kulturë në prani të qytetarëve të shumtë të Dibrës struktura vendore e qendrore si kryetari i parlamentit Talat Xhaferi, lideri i BDI-se Ali Ahmeti perfaqesues të fesë islame nga Maqedoia, Kosova e Shqipëria për jetën dhe veprimtarinë e Magjistër Ruzhdi Lata u mbajt orë komemorative, ku veprimtaria e Ruzhdi Lates u u vlerësua lartë.

Me nderime fetare nga të afërm e miq Ruzhdi Lata u varos në varrezat e qytetit të Dibrës.

ATLI DEMA