Maqedoni

Mepso vendos 12 largpërçues për internet më të shpejtë

25.11.2018 18:41

Mepso vendos 12 largpërcues në sipërfaqe prej 200 kilometrash...

Me montazhin e rrjetit optik të sistemit të largpërcuesve të Mepsos krijohen kushte që në tre vitet e ardhshme cdo qytetar të ketë qasje deri në internet me shpejtësi 30 megabajt në sekondë dhe internet të shpejtë.Vendosja e optikës parashihet të përfundojë deri në gusht të vitit 2019 të.

“Dëshiroj të paralajmëroj investimin e ri në vlerë prej 5 milion euro,në pjesën e telekomunikimeve dhe në dhjetë ditët e ardhshme do duhet të shpallet dokumentacioni për tender”, u shpreh drejtori i Mepsos, Sasho Vasilevski.

“Ka zona të bardha në vend dhe ne e dimë saktësisht se ku duhet investuar dhe në cilat pjesë shteti duhet të investojë për të ndihmuar qytetarët të kenë qasje në internetin gjithpërfshirës. Qëllimi ynë është që të gjithë qytetarët dhe ata që jetojnë në zonat më rurale të kenë qasje të shpejtë në internet”, theksoi ministri i shoqërisë informatike Damjan Mancevski.

FLUTURA LATIFI