EBOLA

OBSH, autorizon përdorimin e ilaçit kundër “Ebolas”

13.08.2014 16:06

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka autorizuar përdorimin e një ilaçi eksperimental për të luftuar virusin vdekjeprurës të “Ebolas”, nga i cili deri më tani kanë humbur jetën mbi 1000 persona.......

Njoftimi u bë gjatë një takimi të ekspertëve mjekësor në Gjenevë më 12 gusht, pasi një kompani amerikane ka dërguar të gjitha ilaçet e saj eksperimentale “Zmapp” në Liberi.

Deri më tani nuk është zbuluar ndonjë ilaç për “Ebolan” dhe për këtë arsye shumica e njerëzve infektohen, vdesin. “Zmapp”- që asnjëherë nuk është testuar në njerëz, iu është dhënë dy amerikanëve dhe një prifti spanjoll që janë infektuar me “Ebolan”.

Gjendja e amerikanëve, që janë kthyer në vendin e tyre nga Afrika, raportohet se po përmirësohet, mirëpo prifti spanjoll ka vdekur. Edhe Kanadaja është shprehur e gatshme të dërgojë vaksinat eksperimentale kundër “Ebolas” në Afrikën Perëndimore. Rastet me “Ebolan”, deri më tani janë paraqitur në Guine, Liberi, Nigeri dhe Sierra Leone.