Maqedoni

Kuvendi seancë plenare, prop/ligji për amnisti i i VMRO-së

26.11.2018 11:40

Në seancen e sotme në Kuvendin Republikan ne rend dite me procedurë të shkurtër në lexim....

Në seancen e sotme në Kuvendin Republikan ne  rend dite me procedurë të shkurtër në lexim të dytë është vendosur propozim-ligji për amnisti të personave të dyshuar, akuzuar dhe dënuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar.
 
Propozim ligji eshte dorëzuar nga grupi parlamentar I VMRO-DPMNE-së,  nderkohë që Qeveria për të njejtin javën e kaluar dha mendim negativ. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ka deklaruar se ligji i propozuar nga deputetët e opozitës maqedonase është gjithëpërfshirës dhe se qeveria nuk mendon se kjo është rruga e duhur për zgjidhjen e kësaj çështje.
 
Ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, ka thënë se mendimi negativ i qeverisë për ta ka qenë i pritur, por shtoi se përmes debatit ka mundësi që propozim-ligji të përmirësohet.