Maqedoni
Gjykata e Apelit, pritet vendim për Janakievskin dhe Bozhinovskin
26.11.2018 11:52
Në Gjykatën e Apelit Pritet që sot të mbahen seanca të veçanta publike...

Në Gjykatën e Apelit Pritet që sot të mbahen seanca të veçanta publike, ku mbrojtja e Mile Janakieskit dhe Kiril Bozhinovskit do të shpjegojnë se përse duhet t’u ndërpritet paraburgimi.
Dy te akuzuarit Janakievski dhe Bozhinovski ne parburgim janë dhjetë ditë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, e cila dyshon se kanë planifikuar arratisje. Specialja i referohet një shënimi zyrtar të DSK-së. Mbrojtja e mohon një gjë të tillë.
“Së pari, në mungesë, pa u lejuar aspak të shprehen në seanca jopublike, janë vendosur në paraburgim. Mbrojtja as që është prononcuar e as që jemi të njoftuar me dëshminë. Nuk ka pasur asnjë ndërmjetës, as nuk është kërkuar amnisti nga Ivanovi“, tha Boro Tasevski, avokat.
Nga VMRO DPMNE-ja akuzojnë se paraburgimi është i bazuar në një shënim zyrtar të kurdisur, të klasifikuar si rreptësisht i besueshëm. Kjo parti kërkon që gjykatësit t’u lejojnë Janakieskit dhe Bozhinovskin të mbrohen në liri. Pasi ish kryeministri Nikolla Gruevski u arratis, Mijallkov është personi i tretë i tij i afërt që përfundoi prapa grilave, pas Janakievskit dhe Bozhinovskit. Javën e ardhshme pritet që Apeli të caktojë seancë edhe për arrestimin e Mijallkovit, pasi edhe ai është ankuar në paraburgimin 30 ditor.
