Maqedoni

Rasti "Titanik”, mbaron dëgjimi i rreth 1000 bisedave të përgjuara

26.11.2018 14:28

Ka mbaruar dëgjimi i pothuajse 1000 bisedave të përgjuara si dëshmi materiale në rastin Titanik....

Në pjesën më të madhe të bisedave që u spalosën në seancën e sotme dëgjoheshte zëri i ish Ministrit Mile Janakievski se si i koordionon aktivitetet për zgjedhjet në vitin 2013. Ai përmes bisedave me disa bashkëbisedues, përkrkrahës partiak, mundohet të sigurojë vota nga Kavadari, Sveti Nikolla, Prespa e vogël dhe Pusteci. Ai njëherit dëgjohet se si ka urdhëruar që të ndërpriten ashensorët që mos të mund të dilet në votime.
 
Në disa biseda dëgjohet ku pjestar i shërbimeve policore e lajmëron ish Minitren e punëve të brendshme Gordana Jankullovska se pas një autobusi me votues të Pustecit është vetura e Nano Ruzhin, dhe se kanë kamera që po inçizojnë votuesit e Pusteçit. Ai e lajmëron se një ekipe i është theyer kartela dhe se rasti mesiguri do të paraqitet në polici,andaj kërkoi menaxhim të situatës. Jankullovska e qetsoi duke i thënë :”Në rregull le ta paraqesin,të lëmë të kalojë dita. Ne do të menaxhojmë. Për atë mos ski dert”. Më pas e akuzuara Biljana Brishkovska Boshkovski ish Zëvendës minister e drejtësisë në bisedë telefonike i ankohët Mile Janakievskit sa i përket votuesve të Pustecit. ”Mirë, çka bën policia në teren? Pse lejon të inçizohen votuesit e Pustecit? Kjo me të vërtet është e paedukatë, janë ndalur me kamera dhe inçizojnë. Këtë herë me të vërtet do të shkojmë me padi penale”.
 
Seanca e radhës është caktuar më 30 nëntor ku do të shqyrtohen SMS porositë si dëshmi materiale. Në rastin Titanik janë të akuzuar ish Kryeministri Nikolla Gruevski të cilit i gjykohet në Mungesë,Ish Ministri i transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, Ish Minitrrja për punë të brendhsme Gordana Jankullovska,Ish sekretari general i Qeverisë Kiril Bozhinovski, Martin Protugjer, ish Kryetari i Komunës së Pustecit Edmond Temelko dhe disa persona të tjerë.
 
Ndërkohë është anuluar gjykimi për dhunën e 27 prillit në Kuvend. Gjykatësja Dobrilla Kacarska, pas rreth një ore vonesë tha se gjykimi anulohet për shkak të mos koordinimit të gjykatës, në rastin se një I akuzuar duhet të marrë pjes në dy gjykime në të njejtën kohë. Bëhët fjalë për të akuzuarin Munir Pepiq I cili është I akuzuar edhe në rastin “Titanik”. Seanca e radhës është caktuar për ditën e nësërme.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI