Ekonomi
Mançevski: Nga buxheti 1.2 miliard denar për RTVM-në
26.11.2018 16:15
Ministri i shoqërosë informatike dhe administratës Damjan Mancevski tha se buxheti për vitin 2019 arrinë në 1.55 miliard denarë....

Ministri i shoqërosë informatike dhe administratës Damjan Mançevski tha se buxheti për vitin 2019 arrinë në 1.55 miliard denarë, ndërsa pjesa më e madhe e këtyre mjeteve 1.2 miliard denar i dedikohet RTVM-së, radiodifuzionit të maqedonis si dhe për Agjencimn për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
"Një miliard e 200 milion denar do të shkojnë për financimin e Radio Televizionit të Maqedonisë, Radiodifuzionit të Maqedonisë dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Tani ata kanë mundësi në mënyrë afatgjate ta planifikojnë punën dhe programin e tyre, kanë politikë redaktuese autonome dhe të pavarur”, u shpreh Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Pjesë përbërëse e buxhetit janë edhe 2,4 milionë denarë për Regjistrin elektronik të popullsisë dhe 66,3 milionë denarë për reformat në administratë. Në pyetjen e gazetarëve për shpërndarjen në vende të punës të administratorëve të punësuar në kuadër të programit për përfaqësim të drejtë, dhe a egziston mundësia që ato të kalojnë në sektorin privat, Mançevski tha se shum herët është të flitet për diçka të tillë.
"Shumë zhurëm tani bëhet në krahasim me më pare kur situata ka qene status kvo dhe kur ata persona 10 vite kanë marë paga dhe nuk kanë shkuar në punë dhe askush nuk kishte problem me ata. Duhet të na jepni pak koh.Eshtë shumë herët të flitet për se sa punonjës nga administrate publike do ju ofrohet sektorit privat. Nuk mundem asgjë të ju them tani", tha Mançevski.
Mançevski njëherit tha se nuk do të ketë punësime të reja në kuadër të kriterit për përfaqësim të drejtë sipas Marrëveshjes së Ohrit. Nese maqedonia nuk arrinë rezultate në reforma midis tjerash në administratën publike atëher nuk do të ketë marje të datësv për BE-në në qershorin e vitit të artdhshëm dhe nuk do të ketë rritje pagash në shtator tha Mancevski.
REJHANE BUSHI METAJ
