Maqedoni

Kumanovë: “Nëntori me Kumanovart”, Kumanova feston 28 nëntorin!

26.11.2018 16:28

Me moton "Nentori me Kumanovart" sivjet do të organizohet një event i kombinuar për nder të 28 Nëntorit -Ditës së Flamurit...

Artistët kumanovarë e kanë paraparë eventin e përbashkët me ekspozitë më piktura artistike dhe me koncert të muzikës serioze. 
     
“Ne si këshill inicues, organizimin  e manifestimt ia dedikuam 28 nëntorit, ditës së flamurit. Manifestimi është i paraparë të mbahet në shtëpinë e kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë, duke filluar nga ora 17:00 me ekspozitë, për të vazhduar pastaj në ora 18:00 me koncertin e muzikës serioze”, theksoi Rami Mustafa, nga këshilli incues për manifetimin e 28 nëntorit.
 
“Në këtë ekspozitë do të marrin pjesë mbi 40 artist nga të gjitha trojet shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ekspozita do të ket laramani të ndryshme koloristike të lëmive të ndryshme të artit figurative, duke u insure nga piktura, grafika, skulptura, dizajni, dizajni grafik dhe fashion dizajn”, tha mes tjerash Dali Alili, Piktor.
 
“Kemi rast të ndejkim edhe koncertin e muzikës serioze, ku jemi munduar të përfshijmë gjithë qka qka pëfaqëson si vlerë e mirëfillt, dmth, njerëz të kualifikuar dhe professional, sa I përket programit besoj që jemi pëkujdesur që të jet sa më serioz, besoj se do të japim një qasje krejtësisht ndryshe sa i përket asaj se cka jemi mësuar të dëgjojmë deri tani”, u shpreh Ramdan Osmani, Klarinetist.
 
Ky event kulturor financiarisht mbeshtetet nga Ministria e Kulturës.
 
FATLUM AQIFI