Mbështjete financiare për shportë me peleta, Bekteshi: Amvisritë ulin shpenzimet e dimrit

26.11.2018 16:54

Në kuadër të programit për efikasitet energjetikë, nga sot e deri më 12 dhejtor....

Në kuadër të programit për efikasitet energjetikë, nga sot e deri më 12 dhejtor të gjitha amvisiritë do të kenë mundësi që të aplikojnë për mbështetje financiare për blerjen e shporetëve me peletë. Duke pasur parasysh interesimin e madh të amvisireve si dhe bazuar në planin e Qeverisë për ajër më të pastër, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se me rebalanacin e buxhetit, Qeveria ka ndarë edhe 7 milionë denarë shtesë për realizim të sukseshëm të kësaj mase.

“Të gjitha amvisritë do të kenë mundësi që të aplikjonë në kuadër të efikasitetit energjetikë për mbështetje financiare.  Minitria e Ekonomisë me rebalanacin e këtij viti ka ndarë 7 milionë denarë shtesë pikërisht për këtë qëllim. Ne si ministri do të vazhdojmë me impelmetimin e këtyre masave me të vetmin qëllim që t’iu mundësojmë amivrsive që të furnziohen me shporeta me peleta por njëkohësisht edhe të zvogëlojnë shpenzimet gjatë sezonit të dimrit” – tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që vazhdimisht ti njdekin njoftimet nga ana e Minsitrisë eë Ekonomisë me qëllim që të mos vijnë në situatë ku ata do të ekspozohen në shpenzime të paplanifikuara sepse pas shterjes së mjeteve të parapara për këtë masë, nuk do të mund t’iu kompensohen harxhimet. 

Numri i familjeve që do të mund të zhfrytëzojnë këtë beneficion pritet të arrijë deri në 220 familje. (Zekirja Mexhiti, TVM2)