Marrëdhëniet Maqedoni –Shqipëri, Reka: Shqipëria mbështet Maqedoninë drejt Perëndimit

26.11.2018 17:32

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka deklaron se Shqipëria ka mbështetur.....

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka deklaron se Shqipëria ka mbështetur dhe do të vazhdojë politikat e dyerve të hapura për Maqedoninë në rrugëtimin e saj euroatlantik.

Në intervistën për TVM2 ambasadori Reka theksoi se përkrahja vërehet në marrëveshjet midis dy vendeve por edhe vizitat e kreut shtetëror shqiptarë në Maqedoni.

“Shqipëria gjithmonë ka ndjekur ndaj Maqedonisë politikën e dyerve të hapura, që është një sllogan prakitikisht i gjithë vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike…..Prezenca në disa evenimente të rëndësishme këtu të presidentit të Republikës së Shqipërisë zotit Ilir Meta, vizita shumë e sukseshme e mesit të shtatorit të këtij viti e ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë, zotit Ditmir Bushati këtu, të gjitha këto janë tregues shumë sinjifikativ që Shqipëria jo vetëm që është në krahë të Maqedonisë  por e mbështet fuqimisht zhvillimin dhe gjitha të arriturat që ndodhin këtu në Maqedoni, në mënyrë që edhe Maqedonia sa më shpejtë të jetë e mundur të bëhet pjesë e familjes atlantike.” – tha Ambasadori i Shqipërisë, Fatos Reka.

POLITIKA SHQIPTARE NË MAQEDONI, REKA: E THEKSUAR DREJT BE-SË DHE NATO-S

Diplomati Reka vlerëson lartë rolin e politikës shqiptare në Maqedoni, e theksuar me hapjen e kushtetutës që drejton vendin kah Brukseli i pa alternativë.

“Shumë lider politik shqiptarë që në krye të herës e kanë shprehur dhe e kanë demostruar vokacionin euroatlantik të shqiptarëve dhe sigurisht që pa u anëtarësuar në NATO dhe në BE e ardhmja e rajonit tonë nuk do të jetë fort e mirë dhe e dashur edhe për banorët që jetojnë në këto treva.” – u shpreh Fatos Reka.

Reka në prag të festës së flamurit, komentoi edhe mosdekretimin e ligjit të gjuhëve nga presidenti Ivanov. Sipas tij askush s’mud të ndalojë shqiptarët të flasin gjuhën shqipe dhe kjo duhet kultivuar në gjitha instituciuonet e arsimit në vend. (Meral Ismaili, TVM2)