Seancë gjyqësore për rastin e Nikolla Sazdovskit

27.11.2018 10:05

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore kundër B.B dhe S.D...

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore kundër B.B dhe S.D, të cilët janë të akuzuar për rastin e vdekjes së Nikolla Sazdovskit.

Rasti ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa në seancën e sotme pritet të dëshmojnë tre persona ekspertë.

Dy të akuzuarit për vdekjen e Sazdovskit janë në paraburgim në burgun e Shuto Orizares, ndërsa për të dyshuarin e tretë i cili është i pakapshëm për organet e shtetit është lëshuar fletarrest ndërkombëtar dhe vendor.

Në seancën e fundit pala mbrojtëse kërkoi përjashtimin e gjyqtares Daniela Alekovska Stojanovska sepse, siç thanë ata, udhëheqjen “selektive” të procesverbalit, por kërkesa u refuzua nga gjykata si e pabazë.