Maqedoni
“Maxhar Telekom”, seanca anulohet për më 25 janar 2019
27.11.2018 11:27
Është shtyrë për më 25 janar të vitit të ardhshëm seanca e sotme për rastin “Maxhar Telekom”....

Gjykimi i sotëm u shty me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike. Gjyqtarja, Lenka Davitovska, e anuloi seancën e sotme për tre ish drejtorët e “Telekomit të Maqedonisë”, me arsyetimin se bëhet fjalë për material voluminoz i dëshmive të rastit. Në seancën e sotme duhej të dëshmonte dëshmitari i mbrojtjes.
