Botë
Ukraina shpalli gjendje lufte
27.11.2018 12:20
Ukraina shpalli gjendje lufte, pas kapjes së tri anijeve të saj detare dhe 23 pjesëtarëve të ekuipazhit, të dielën nga Rusia....

Pas debateve të nxehta, ligjvënësit e mbështetën kërkesën e presidentit, Petro Poroshenko, për të sjellë në fuqi ligjin ushtarak, që do të zgjasë 30 ditë duke filluar nga 28 nëntori. Autoritetet tani mund t’i kufizojnë tubimet publike dhe të sistemojnë mediat. Përplasja detare e së dielës ndodhi jashtë brigjeve të Krimesë - gadishull i Ukrainës i aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Anijet e rojës bregdetare ruse hapën zjarr, përpara se forcat e saj speciale t’i sulmonin anijet e Ukrainës.
Regjistrohen edhe personat e pare te plagosur, thuhet se numri I tyre arrin ne 6 persona. Ukraina tha se ky veprim ishte një "akt i agresionit" rus. Moska tha se anijet kishin hyrë ilegalisht në ujërat e saj. Nje dite me pare Presidenti ukrainas Petro Poroshenko nënshkroi një dekret për të vendosur në fuqi ligjin ushtarak për 60 ditë. Për të hyrë në fuqi, ligji duhet të miratohet nga parlamenti vendas.
Vendimi erdhi një ditë pasi Rusia kapi tre anije ukrainase, duke shkaktuar një përshkallëzim të mprehtë të tensionit midis dy vendeve. Njëmbëdhjetë masa të përshkruara në dekretin e Presidentit parashikojnë mobilizimin e forcave rezervë, organizimin e mbrojtjes ajrore të objekteve të rëndësishme shtetërore dhe ndërmarrjen e hapave urgjentë për të sjellë masa të përmirësuar të sigurisë kibernetike dhe për të siguruar rendin publik.
