Maqedoni

Shkolla Fillore “Adem Jashari”, shënon Ditën e Flamurit dhe patronatin

27.11.2018 17:04

Me këngë e valle e program të larmishëm, nxënësit e Shkollës Fillore “Adem Jashari” shënuan Ditën e Flamurit - 28 nëntorin...

Me këngë e valle e program të larmishëm, nxënësit e Shkollës Fillore “Adem Jashari” shënuan Ditën e Flamurit - 28 nëntorin, dhe ditëlindjen e heroit, emrin e të cilit me krenari e mban kjo shkollë.

“Gëzuar festën e 28 nëntorit”,- u shpreh një nxënës.

“Urime Dita e Flamurit”,- tha një nxënës.

Drejtori i kësaj shkolle thotë se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me manifestime të tilla për nder të festave të nëntorit.

“Ne përvjetorin e organizojmë për nder të ditëlindjes së Adem Jasharit, Ditës së Flamurit – dhe të Pavarësisë... Të ardhmen do ta vazhdojmë gjithsesi për arsye se e mbajmë emrin e një dëshmori që i përkulet e gjithë bota”,- tha drejtori i Shkollës “Adem Jashari”, Halil Palloshi.

Në këtë manifestim u prezantua edhe dokumentari “Rrëfim i patreguar” kushtuar drejtorit të Shkollës Fillore “Adem Jashari”, Halil Palloshit.

“Në shenjë mirënjohjeje e modestie për kontributin e tij shumëvjeçar dhe shumëdimensional, e pamë të udhës që figurën prijëse të shkollës ta prezantojmë në një prizëm ndryshe dhe nga një këndvështrim që joçdokush e njeh”,- theksoi arsimtarja e gjuhës shqipe, Fitore Qerezi.

Halil Palloshi bashkë me shumë shokë dhe atdhedashës kishte një qëllim: lirinë dhe drejtësinë për kombin shqiptar. Ai ka dhënë kontribut edhe në arsim ku edhe punon ende në këtë drejtim.

VLORA LATIFI TOPOJANI