Maqedoni

Reformat në administratë, Mançevski: Ndihma nga sektori civil, e rëndësishme

27.11.2018 17:12

Një nga kriteret kryesore të implementimit të strategjisë për reforma është edhe ndjekja e rekomandimeve që vijnë nga sektorit civil....

Në debatin e organizuar nga Instituti për Politikë Evropiane në të cilin u prezantua raport për situatën e përgjithshëm në administratën publike, Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Maneçvski, theksoi se vlerësimet që vijnë nga sektori civil janë më tepër objektive nga ato që bën vet Ministria.
 
“Mendojmë që vlerësimet që vijnë nga sektori civil, pra vlerësimi i jashtëm është shumë më objektiv nga ajo që e mendojmë ne si ministri. Por, dua të theksoj sektorin civil në këtë drejtim jo vetëm që e mbështesim por në të njëjtën kohë edhe e përkrahim që të na kritikojë sepse në këtë mënyrë ne mund të përmirësohemi dhe t’i detektojmë të gjitha problemet dhe kuptohet bashkërisht t’i zgjidhim”,- tha ministri i shoqërisë informatike, Damjan Mançevski.
 
Lidhur me reformat e tërësishme që tashmë kanë filluar në administratën publike, Mançevski tha se janë hartuar të gjitha planet dhe strategjitë dhe se tani veç më ka filluar implementimi i masave reformuese. 
 
“Ajo që është me rëndësi është se këto masa patjetër duhet të zhvillohen në një proces transparent dhe ashtu të gjithë do ta dimë nëse ato janë të suksesshme apo jo. Hapat janë të shkruara saktë në planin aksionar për implementim, të gjithë mund t’i ndjekin, të gjithë mund të japin ide apo të diskutoj me ne. Por, një gjë është e qartë, pra ekziston një vullnet politik për t’u zgjidhur problemet, diçka që mungonte më parë”,- tha ministri i shoqërisë informatike, Damjan Mançevski.
 
Mançevski shtoi se do të punohet me secilin problem veçmas, në njërën anë me aspektin organizativ, kurse aspekti tjetër ofrimi i shërbimeve për qytetarët që duhet të tregojë rezultat.
 
ZEKIRIJA MEXHITI