Maqedoni
Përkujtohen dëshmorët në 13 vjetorin e MO-së
13.08.2014 18:38
Si çdo vit edhe sivjet, me rastin e 13 gushtit, ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit...

Si çdo vit edhe sivjet, me rastin e 13 gushtit, ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, sot, te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, qëndruan familjarë të dëshmorëve të rënë, ish-ushtarë të UÇK-së, funksionarë të lartë të BDI-së, përfaqësues të Administratës Lokale dhe qytetarë të tjerë për të nderuar të gjithë ata që ranë dëshmorë në altarin e lirisë.
Ndërkaq, Musa Xhaferi, zëvendës-kryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, tha se shqiptarët luftuan për të drejtat e tyre demokratike, andaj sot përkulemi para të gjithë dëshmorëve të rënë.
Më pas, të gjithë të pranishmit bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve, në Kompleksin e Dëshmorëve, në fshatin Sllupçan.
NEXHAT AQIFI
