Gjykata Penale, vazhdon gjykimi për dhunën në kuvend më 27 prill
Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill vitin e kaluar....

Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill vitin e kaluar.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe nxjerrjen e dëshmive të propozuara nga mbrojtja. Në seancën e kaluar, deputetët e akuzuar Ljuben Arnaudov, Sasho Vasillevski, Krsto Mukoski, Ljupo Dimovski dhe Johan Tarçullovska u tërhoqën nga dhënie e dëshmisë para gjykatës.
Me propozim të palës mbrojtëse të akuzuarit Krsto Mukovski dëshmoi deputetja e VMRO-DPMNE-së Marija Angelova e cila tha se në protestën e 27 prillit pjesë morën njerëz familjar dhe jo të dhunshëm. Njëherit në gjykatë u lëshuan edhe disa video televizive të të akuzuarit Ljupço Dimovskit me të cilën pala mbrotjëse pohon se Dimovski i bënë të njëjtat gestikulime me duar për të cilën prokururia akuzon të njëjtin se ai jep instrukcione për tu hapur dyert e kuvendit.
Deputeti Luben Arnaudov tha se së pari do të konsultohet me avokatin e tij, ndërsa deputeti Johan Tarçullovski tha se gjithçka që ka, do ta thotë vetë para gjykatës. Për dhunën në kuvend akuzohen 33 persona prej të cilëve 31 për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.
