28 nëntori - Dita e Flamurit, shënohet në të gjitha trevat shqiptare
Sot në të gjitha trevat shqiptare ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët Shqipëri, Kosovë, Maqedoni...

Sot në të gjitha trevat shqiptare ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe diasporë shënohet dita e flamurit.
Me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar si dhe të shpalljes së pavarësisë, sot në hotel Aleksandar Pallas organizohet Akademi solemne nën përkujdesjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Ndërkaq, nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Shkup, u organizua pritje për shënimin e 106 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, “28 Nëntorin”, ku kanë qenë të pranishëm funksionarë të lartë shtetëror, përfaqësues të gjitha partive politike shqiptare, si dhe ministra e funksionarë të ndryshëm nga LSDM-ja.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, në Maqedoni, Fatos Reka ka uruar gjithë shqiptarët në këtë festë madhështore duke përkujtuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë midis dy shteteve.
