Kasami: Shqiptarët dhe gjuha shqipe, të jenë pjesë e ndryshimeve Kushtetuese
Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall kasami, ka uruar të gjithë shqiptarët për Festën e Flamurit....

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall kasami, ka uruar të gjithë shqiptarët për Festën e Flamurit.
“Sot shqiptarët kudo që ndodhen, festojnë festën e 28 Nëntorit, ditën e flamurit. Kjo festë gjithnjë na përkujton se shqiptarët mund të jenë të ndarë në disa shtete, por kjo datë i kalon kufijtë artificial dhe i bashkon ato.
Në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA, në ditën më të ndritur të historisë së kombit – Ditën e Flamurit, të gjithë shqiptarëve kudo që janë ua uroj këtë festë, duke u dëshiruar që 106 vjetorin e festës së flamurit, ta kalojnë në mënyrë festive dhe duke uruar që festat kombëtare gjithnjë të na gjejnë të lumtur dhe të realizuar si njerëz dhe si shqiptarë. Në këtë ditë festive, bëj apel deri te shteti shqiptar, që të jetë me i interesuar ndaj Shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët në vazhdimësi janë të anashkaluar në shumë sfera të sistemit shtetëror dhe që akoma llogariten si 20 %. Tani kur është momenti i duhur, ne si Lëvizje BESA, nëpërmjet kësaj date kaq të rëndësishme, iu bëjm thirrje partive politike shqiptare që janë pjesë e pushtetit, që t'i përkrahin propozimet e Lëvizjes BESA, që shqiptarët dhe gjuha shqipe, të jenë pjesë e ndryshimeve kushtetuese”, - thuhet në mesahzin e kreut të Besës Bilall Kasami.
