Maqedoni
Forumi rinor i Lëvizjes Besa: festojmë me ajër të ndotur dhe bankat bosh
28.11.2018 13:33
Forumi rinor i Lëvizjes Besa i drejtuar nga Bilall Kasami, ka uruar sot Festën e Flamurit...

Forumi rinor i Lëvizjes Besa i drejtuar nga Bilall Kasami, ka uruar sot Festën e Flamurit duke përkujtuar pushtetin se rinia ka nevojë jo vetë për festë, por ka nevojë dhe të drejtë për shkollim më të mirë, ajër të pastër dhe perspektivë në vendin e saj.
“Jemi sot këtu që të shprehim shqetësimin tonë si rini e cila në vend që të shijojmë aromën e bukur të festave të nëntorit, ne akoma helmohemi nga ajri, uji i ndotur dhe helmet e ndryshme që na servojnë këta udhëheqës gati dy dekada. Në vend që këta festa kombëtare t'i shijojmë e festojmë, ne me dhimbje e kujtojmë tretjen e shokëve dhe shoqeve tanë që u degdisën rrugëve të botës për një jetë më të mirë, duke i lënë të zbrazura bankat e shkollave….”,- tha forumi rinor i Lëvizjes Besa.
