Maqedoni
DSHM: Kushtetuta është burim i së keqes në Maqedoni
13.08.2014 18:48
Me moton “Jo frikës, po protestave; jo anarkisë, po lëvizjes; Jo dhunës, po drejtësisë; jo diskriminimit, po demokracisë dhe jo unitarizmit po vetëvendosjes”...

Me moton “Jo frikës, po protestave; jo anarkisë, po lëvizjes; Jo dhunës, po drejtësisë; jo diskriminimit, po demokracisë dhe jo unitarizmit po vetëvendosjes”, Diaspora shqiptare e Maqedonisë paraqiti pikat në të cilat sipas saj duhet të bashkohet opozita shqiptare.
“E keqja më e madhe për shqiptarët e Maqedonisë vjen nga sistemi unitar i Shtetit dhe sistemi i tij zgjedhor, që nuk përmbush standardet demokratike, e keqja e dytë është vetë politika e regjimit të Gruevskit, i cili jeton nën maninë nacional-shoviniste, për të qenë i madh sa vetë Aleksandri i madh”- deklaroi udhëheqësi i Diasporës për Maqedoni nga Brukseli, Mehmet Ahmeti.
Sipas DSHM-së, problemi në Maqedoni është politik dhe buron nga Kushtetuta.
Sistemi politik i Shtetit unitar, nuk është kompatibil me realitetin etnik të shqiptarëve të Maqedonisë, thuhet më tej në pikat e DSHM-së të udhëhequr nga Musa Lamallari.
MEMEDALI JUSUFI
