Maqedoni
Trajtimi i fëmijëve me sëmundje të zemrës, Filipçe: Partneritet me privatët, me para nga FSSh
28.11.2018 15:00
Deri në ndërtimin e qendrës klinike është e domosdoshme të vendoset partneritet publiko-privat për Klinikën e fëmijëve...

Deri në ndërtimin e qendrës klinike është e domosdoshme të vendoset partneritet publiko-privat për Klinikën e fëmijëve, thotë ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Sipas tij, trajtimi i fëmijëve me sëmundje të zemrës do të jetë në kurriz të Fondit.
“Ende nuk është sjellë ndonjë vendim, por do të doja të potencoja benefitet të cilat priten nga ky projekt. Fëmijët para së gjithash i vendosim në radhë të parë dhe partneriteti privato-publik është një prej mundësive… Përmes realizimit të këtij modeli, operacionet kardiologjike që do të kryhen në spitalet private do të jenë në kurriz të Fondit, siç ka qenë deri më tani, e njëjta vlen edhe për mjetet që ndahen nga Fondi për sigurim shëndetësor dhe askush nuk do të paguajë asnjë denarë më tepër, ekipi që do të punojë me këto pacientë gjithashtu do të paguhet nga Fondi”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ministri Filipçe tha se po punohet edhe për përmirësimin e kushteve shëndetësore. Lotaria shtetërore dhuroi sot për klinikën e kardiokirurgjisë së fëmijëve një donacion prej 1 milion e 230 mijë denarëve për aparatura.
VLORA LATIFI TOPOJANI
