Maqedoni
Qendra Memoriale në Zajaz, homazhe nderimi për të rënët e lirisë
28.11.2018 15:28
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, kryesuesi i këshillit komunal, Aqif Mehdiu, dhe bashkëpunëtorët e tij, nderoi të rënët e lirisë në Qendrën Memoriale “Nëna shqiptare” në Zajaz me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar dhe vendosi kurora lulesh pranë shtatores së Nënës shqiptare.
“Ne sot përkujtojmë Ditën e shpalljes së pavarësisë, në kujtim të mijëra e mijëra atdhetarëve, liridashësve dhe patriotëve që ne na mbajtën shpirtin gjallë në rrugën drejt aspiratave dhe idealeve tona. Këtë festë sivjet e madhështon viti i heroit tonë mbarëkombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeut”,- potencoi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
SHABAN DALIPI
