Maqedoni
“Shkollat takojnë bizneset”, forcohet bashkëpunimi mes kompanive e shkollave
28.11.2018 16:11
Përforcimi i mësimit teorik përmes punës, ngritja e cilësisë së arsimit profesional...

Përforcimi i mësimit teorik përmes punës, ngritja e cilësisë së arsimit profesional dhe krijimi i kuadrove që u përgjigjen kërkesave të tregut të punës, janë qëllimet e projektit rajonal “Shkollat takojnë komunitetin e biznesit”. Qëllimi i projektit që financohet nga Ministria e Arsimit, është krijimi i bashkëpunimit mes shkollave dhe kompanive dhe punësimi i të rinjve pas përfundimit të shkollimit profesional.
“Në secilën shkollë do të ketë 12 koordinatorë, varet nga numri i nxënësve, që do koordinojnë punën e shkollave dhe punën praktike të nxënësve në kompanitë rajonale. Do jetë një shtytje për arsimin profesional dhe reformat që na presin”,- tha drejtoresha e Qendrës për arsim profesional, Ajshe Selmani.
“Qëllimi ynë është që të punësohen sa më shumë të rinj që përfundojnë arsimin profesional”,- theksoi koordinatorja rajonale për punësim, Nina Beshirevic.
“Ky aktivitet përshëndetet dhe mbështetet nga MASh në vazhdën e përpjekjeve për ngritjen e vetëdijes te nxënësit që të bëhen pjesë e shkollimit të mesëm profesional”,- deklaroi ministri i arsimit, Arbër Ademi.
Projekti do të zgjasë dy vite dhe do të implementohet edhe në Shqipëri dhe Kosovë.
FLUTURA LATIFI
